• E mërkurë / Feb-12 19:17
  • Kontakt

Zgjedhjet në Itali, prin koalicioni i Berlusconit

Rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën të dielën në Itali tregojnë se asnjë parti nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të qeve

Në epërsi është koalicioni i krahut të djathtë i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

Sipas sondazheve, ai pritet të sigurojë 248 deri në 268 ulëse të Parlamentit, por të pamjaftueshme për shumicë.

Formimi i qeverisë mund të marrë disa javë negociata.

Blloku i mbështetur nga Berlusconi përfshin partinë e tij Forca Itali, partinë anti-migrante Liga dhe partinë e ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë.

Gazeta e përditshme italiane Il Fatto Quotidiano ka në ballinë titullin “Gjithçka do të ndryshojë”.