Policia arreston katër persona të kërkuar, dy prej tyre në aeroport

Policia arreston katër persona të kërkuar, dy prej tyre në aeroport

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e djeshme katër persona të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, dy prej personave të kërkuar janë arrestuar në aeroport.

“ANP, Prishtinë .23.06.2021 – 00:30. Në bazë të urdhëresës së gjykatës lidhur me një vepër  penale  është arrestuar një  mashkull kosovar dhe i njëjti  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Personi tjetër në aeroport është arrestuar gjithashtu në orët e para të ditës së djeshme.

“ANP ,Prishtinë,  23.06.2021-00:44. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti me  vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur nga policia.

I dyshuari i tretë është arrestuar në Klinë, bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa personi i katërt është arrestuar në Pikën Kufitare në Vermicë, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.