Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:
Ishte nderë që së bashku me kryetarin e Kuvendit Komunal të Preshevës z.Sami Salihu, të mirëpritemi sot në Shkup, nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Talat Xhaferi.
Çështja e lehtësimit të qarkullimit të lirë të qytetarëve në vendkalimet ekzistuese kufitare, hapja e pikës kufitare Miratoc-Llojan dhe vështirësitë e studentëve të Luginës së Preshevës të cilët studiojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ishin disa nga temat që i bashkëbiseduam me kreun e parlamentit.
Falenderuam z.Xhaferin për përkushtimin e tij në dinamizimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe të bashkëpunimit ndërinstitucional.