Tre persona janë arrestuar në Dragash pas një përleshje ku dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime nga therja me thikë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur brenda një marketi.
“Tre persona janë arrestuar në Dragash, pasi që të njëjtit në një lokal-market, janë përfshirë në rrahje në mes veti, ku dy nga të dyshuarit ka pësuar lëndime, dyshohet nga mjet i mprehtë-thikë”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.