Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:23 në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa.”
Një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.
Dyshohet se mjati tip “Audi” ka përplasur “Toyotan” nga pas.
“Si pasojë e aksidentit, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore,” njofton policia.
Dyshohet se edhe një fëmijë tjetër ka humbur jetën, duke e çuar në 4 numrin e viktimave.