Shkaktoi aksident dhe sulmoi zyrtarin policor nën ndikimin e alkoolit, arrestohet i dyshuari

Shkaktoi aksident dhe sulmoi zyrtarin policor nën ndikimin e alkoolit, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ka sulmuar një zyrtar policor.

Ai dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka shkaktuar aksident trafiku gjatë ditës së djeshme në Prizren, e pastaj kishte fyer e sulmuar zyrtarin policor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një aksidenti të  trafikut, nën ndikim të alkoolit i dyshuari poashtu ka fyer dhe sulmuar zyrtarin policor”, thuhet në raportin e policisë, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.