Ish deputetja në parlamentin e Kosovës znj.Besa Ismaili vizitoi kryetarën e komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani

Ish deputetja në parlamentin e Kosovës znj.Besa Ismaili vizitoi kryetarën e komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Kënaqësi ishte sot të prisja znj Besa Ismaili. Ish-deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ajo është një zë i shquar publik në çështjet e të drejtave të grave, lirive fetare dhe përkujdesje për grupet e margjinalizuara. 

Përvojat e saj, të mirënjohura ndërkombëtarisht, për ndërtimin e paqes dhe promovimin e dialogut ndërkulturor e ndërfetar, janë gjithnjë të vlefshme. 

Bashkë me Albionën, e falenderuam për mbështetjen dhe përkushtimin e saj për komunën tonë.