Dje rreth orës 19:52 është plaçkitur shtëpia e një mërgimtari në Lipjan.
Rasti në polici është raportuar nga miku i tij, shkruan lajmi.net.
Sipas Policisë, hajnat aty kanë vjedhur një televizion dhe një pushkë gjuetie.
Lidhur me rastin nuk raportohet për të arrestuar, teksa njësitë relevante po kryejnë hetimet e nevojshme.