Mërgimtari z.Sami Ramadani nga Zhunica është sot emër i kontributit privat për të mirën e përgjithshme.
Investimi i tij për hapjen e një bunari në çerdhen “8 Marsi” mundëson rritjen e kapaciteteve të ujit të pijshëm për entin tonë parashkollor.
Këtë veprim të mërgimtarit e përshëndeti edhe kryetarja Ardita Sinani e cila shkoi në vendin e ngjarjes për ta përgëzuar humanistin Sami Ramadani.
“E falenderova në emër të vetëqeverisjes lokale dhe të qytetarëve të Komunës sonë” ka deklaruar zonja Sinani