Pushteti lokal në Preshevë i'a ndërpret të gjitha kontratat e nënshkruara nga Shqiprim Arifi gjatë vitit 2021

Pushteti lokal në Preshevë i'a ndërpret të gjitha kontratat e nënshkruara nga Shqiprim Arifi gjatë vitit 2021

Gjatë ditës së sotit është mbajtur mbledhja e këshillit komunal në Preshevë.

Pikat më të rëndësishme ishin rebalansi i buxhetit për vitin 2021 si dhe shqyrtimi i raportit për kontratat me procedurë të shkurtuar të nënshkuara në vitin 2021 nga kreu i organit të dhunshem Shqiprim Arifi.

Pas shqyrtimit të pikës për kontratat me procedurë të shkurtuar si dhe pa mbulesë finansiare të nënshkruara nga Shqiprim Arifi në vitin 2021 në organin e dhunshëm, këshilli komunal i ka pauzuar të gjitha këto kontrata.

Kryesisht këto kontrata me procedurë të shkurtuar i kishin përfituar profiterat dhe sponzorët e Shqiprim Airifit dhe partisë së tij në kohën para dhe gjatë fushatës parazgjedhore të mbajtura në këtë vit.