Mbahet mbledhja e III-të e këshillit komunal në Preshevë

Mbahet mbledhja e III-të e këshillit komunal në Preshevë

Është mbajtur mbledhja e III-të e këshillit komunal në Preshevë, mbledhje kjo e udhëhequr nga kryetarja e komunë së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Pika më e rëndësishme e kësaj mbledhje ishte vendimi dhe plotësimi i III-të i vendimit mbi buxhetin programor të komunës së Preshevës për vitin 2021, por pikë tjetër e rëndësishme ishte edhe shqyrtimi i raportit për kontratat me procedurë të shkurtuar të gjashtë mujorit të parë të këtij viti të nënshkruara pa mbulesë finansiare nga Shqiprim Arifi deri sa kishte ushtruar postin si kryetar i organit të dhunshëm.

Kryesisht këto kontrata me procedurë të shkurtuar i kishin përfituar profiterat dhe sponzorët e Shqiprim Airifit dhe partisë së tij në kohën para dhe gjatë fushatës parazgjedhore të mbajtura në këtë vit.