Komuna e Bujanocit përmes kryetarit Arifi ka nderuar Teatrin "Hadi Shehu" nga Gjakova me një mirënjohje, të cilën e ka pranuar aktori i njohur i publikut shqiptar dhe njëherit drejtor i këtij teatri Edi Kastrati.
"Kjo është një nismë e mbarë e bashkëpunimit mes Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc me Teatrin "Hadi Shehu" nga Gjakova për promovimin e kulturës shqiptare" tha ndër të tjera kryetari Arifi gjatë takimit me drejtorin Edi Kastrati.
Nga ana tjetër, aktori dhe drejtori i teatrit u shpreh i lumtur që ka rastin të bashkëpunojë me institucionet komunale të Bujanoci dhe shprehu gatishmërinë e tij si aktor dhe drejtor i teatrit që të jap kontributin për promovimin dhe ngritjen e vlerave kulturore e artistike.
Përndryshe, sonte me fillim prej orës 19:30 në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc do të jepet shfaqja "FARSË NË WALLWORTH" nga Enda Walsh, me regji të Butrin S. Pasha, derisa hyrja është falas.