Postimi i plotë i znj.Sinani:
Sot, pata nderin të mirëpritem në Beograd nga Ambasadori i Republikës së Turqisë në Serbi, z.Hami Aksoy.
Në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës, e falenderova Shkëlqesinë e Tij, për përkrahjen dhe kontributin e Republikës së Turqisë, si një nga investuesit më të rëndësishëm në vend dhe në rajon.
Bashkëbiseduam për dinamizimin e bashkëpunimit; sidomos në fushat e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe kulturës.
Së shpejti, së bashku me Ambasadorin z.Hami Aksoy, komunën tonë do ta vizitojë një delegacion i biznismenëve nga Republika e Turqisë.
Ishte kënaqësi që në takim të shoqërohesha nga z.Nexhmedin Ademi, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë.
Postimi i plotë i z.Ademi:
Së bashku me kryetarën e Komunës znj. Ardita Sinani në takim me ambasadorin e Republikës së Turqisë z. Hami Aksoy.
Nga ana ime në fokus ishte çështja e organizimit fetar në Luginë të Preshevës. Institucionalizimi dhe funksionalizimi i aktivitetit fetar në mbështetje të Diyanetit turk...
Një hap i vogël për mua, i rëndësishēm për qytetarët e Luginës së Preshevës.