Postimi i plotë i znj.Sinani:
Sa më shumë mbështetje për bujqit dhe sidomis bashkim midis tyre, aq më shumë mundësi për zhvill dhe eksport
Sapo nënshkrova vendimin për mbështetjen financiare të bujqve të Komunës së Preshevës.
Nga ky vendim do të përfitojnë 905 bujq në vlerën e 11.049,72 dinarëve për person. Mjetet do të transferohen në xhirollogaritë e tyre.
Jemi të vetëdijshëm se kjo mbështetje financiare është e paktë, për shkak të mundësive të kufizuara buxhetore komunale, por përkrahja e vetëqeverisjes lokale nuk do të mbetet me kaq.
Përderisa rreth çereku i buxhetit të Bashkimit Evropian i dedikohet bujqësisë, Qeveria e Republikës së Serbisë vazhdon ta shpërfillë këtë sektor jetik të zhvillimit ekonomik, sidomos në komunën tonë.
Grantet dhe subvencionet e shtetit për bujqit në përgjithësi, e veçmas për ata të komunës sonë, mbeten margjinale.
Duke qenë komunë me potencial bujqësor, veçanërisht për kulturat e frutave dhe perimeve, bujqësia si prodhimtari është një nga segmentet prioritare të qeverisjes sonë lokale.
Sa më shumë mbështetje institucionale për bujqit, e sidomos sa më shumë bashkëpunim dhe bashkim midis tyre, aq më shumë mundësi për zhvillim dhe eksport.
#Bujqësi #Prodhimtari #Subvencionim #Bashkim #Eksport