Postimi i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:
Edhe pa ndihmën e shtetit, ndërmarrjet komunale publike mund të funksionalizohen me qeverisje të mirë dhe menaxhim profesional
Shtëpia e Kulturës ‘Abdulla Krashnica’, Qendra për Punë Sociale, Biblioteka ‘Mehmet Jusufi’, Ndërmarrja Publike ‘Moravica’ dhe Qendra Sportive ‘Presheva’ janë sot dëshmia se me politika të duhura reformuese komunale dhe me menaxhim profesional, ndërmarrjet publike mund të kthehen gradualisht nga keqmenaxhimi, në ndërmarrje funksionale dhe profitabile, që ofrojnë shërbime të mira për qytetarë.
Përkundër faktit se nuk po ndihmohen nga shteti, drejtuesit e sotëm të ndërmarrjeve komunale publike, z.Naser Nuredini, z.Liridon Latifi, z.Gazmend Aliu, z.Reshat Neziri dhe z.Besim Nasufi, po tregojnë jo vetëm performancë shembullore, por edhe po shpërfaqin se kanë personalisht aftësinë, vullnetin dhe vizionin për t’i modernizuar, funksionalizuar dhe zhvilluar ato.
Ishte kënaqësi sot t’i dëgjoja planet dhe prioritetet e tyre. Ju zotova se do ta kenë përkrahjen time dhe të koalicionit tonë qeverisës.
#Publikja #QeverisjeEmirë #MenaxhimProfesional