Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj, tha s ePDK-ja ka nevojë për koncept të ri dhe reformë.
Ai, në punimet e Konventës Zgjedhorë të PDK-së, tha se zgjedhja e kryetarit të ri është e pazakontë pa dy ish-kryetarët e kësaj partie, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.
Ai u shpreh i bindur se nga Haga ku po gjykohen për krime luftë të dy do të kthehen faqebardhë.
“Konventa për kryetar të PDK-së është e pazakontë sepse është pa Thaçin e Veselin. Jam i bindur se Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi do të kthehen faqebardhë pasi që lufta jonë ka qenë e drejtë. Ata do t’i kthehen familjeve të tyre dhe PDK-së. Ne bashkëpunëtorët e tyre jemi shumë krenarë me ta. Ata kurrë nuk e vendosën interesin personal mbi interesat e Kosovës”.
Ai tha se PDK-së i duhet koncept i ri dhe duhet ët reformohet.
Hoxhaj tha se sia snjëherë më parë vendi ka rrëshqitur në një iluzion.
“Ne presim sa më shumë ta forcojmë identitetin si parti shtet formuese. Por mjerisht vendi ka rrëshqitur si asnjëherë më parë si një iluzion që përcillet nga izolimi nga jashtë dhe degradim nga brenda. Ne jemi mbledhur që të jemi parti e shpresës dhe ndryshimit e vendimeve të mëdha”, tha ai.
Ai, thae PdK-ja duhet të punojë që të dalë sa më mirë ëm zgjedhet lokale të 17 tetorit.
“Sot ndodhemi në prag të zgjedhjeve lokale. Dhe unë mendoj që ne kemi kryetar që janë shembull dhe komunat ka dy modele qeverisje i përparimit dhe ndryshimit. Ju ftoj që në këta tre muaj që do ta rikthejmë pushtetin prej Mitrovicës e Prizren dhe shumë komuna të Kosovës”, shtoi ai.