Politikani holandez thotë se Evropës i duhet një udhëheqës si Putini

Geert Wilder, një politikan holandez dhe udhëheqës i Partisë kundër Lirisë së Emigracionit, thotë se kombet evropiane nuk e kanë llojin e udhëheqjes

Geert Wilder, një politikan holandez dhe udhëheqës i Partisë kundër Lirisë së Emigracionit, thotë se kombet evropiane nuk e kanë llojin e udhëheqjes sikur në SHBA dhe Rusi, ku prioritete të liderëve janë popujt e tyre.

Si shembull për këtë ai ka marrë Vladimir Putinin në Rusi, por edhe Trumpin në Amerikë.

Në një intervistë për RT, ai thotë se Evropës i nevojitet udhëheqës si Putini.

“Vladimir Putin është një lider. Unë kam shumë kritika për politikat e tij, por e duartrokas dhe e përgëzoj atë dhe gjithashtu edhe Trumpin, të cilët janë udhëheqës të vërtetë. Neve na mungon ajo lloj udhëheqje në Evropë”, ka thënë Wilder, transmeton lajmi.net

“Duke qenë Evropa një vend me kombe të kombinuara, ku ka mungesë te identitetitetit, Trump dhe Putin janë shumë të favorshëm”, ka thënë ai.

Politikani holandez ka folur edhe për shtetin e Rusisë.

“Rusia nuk është armiku ynë. Është një vend që ne ndajmë shumë interesa të përbashkët. Duhet ta kuptojmë shumë mirë njëri-tjetrin, dhe të punojmë së bashku që të mos flasim për rusofobinë”, deklaroi Wilder.

Ky politikan njihet për deklaratat kundër islamit dhe kundër emigrantëve.