Rezultatet në Beograd: 4 lista kalojnë pragun (Foto)

Në bazë të numërimit 81 vendvotimeve më së shumti vota ka fituar lista Aleksandër Vucic- "Zato sto volimo Beograd" 44,9%.

Rezutatet preliminare të zgjedhjeve në Beograd të publikuara nga IPSOS dhe CESID tregojnë që vetëm katër lista e kanë kaluar pragun nga gjithwsej 24 që kanë marrur pjesë në zgjedhje.

ISPOS ka lajmëruar që nga 99,4% të përbërjes, lista Aleksandër Vucic- "Zato sto volimo Beograd" ka fituaar 44,9%, lista Dragan Djilas- "Beograd odlucuje, ljudi pobedjuju" ka fituar 18,8%,  lista Aleksander Sapic- ''Gradonacelnik" 9,3% dhe listat SPS 6,1%.

Kjo do të thotë që lista e SNS ka fituar 63 mandate, Djilas 26 mandate, Aleksander Sapic 13 mandate dhe koalicioni SPS 8 mandate.

Listat e tjera nuk e kanë kaluar pragun.

Koalicioni "Dveri" dhe "Pokreta Dosta je bilo" ka fituar 3,8% të votave, "Ne davimo Beograd" 3,5%, radikalët 2,4%, Lista Demokratske Stranke 2,1 %, lista "Lubisa Preletacevic Beli" ka fituar 2,3%, DSS ka fituar 1,1 %të votave. Pjesëmarrësit e tjerë kanë marrur nën 1% të votave.

Cesid në bazë të numërimit në 88 vendvotimeve ka lajmëruar që listat SNS ka fituar 45,1% të votave,Dragan Djilas 18,9%, Aleksander Sapic 8,5% dhe lista SPS 6%.

Sipas të dhënave të Cesid, dalja e popullatës në votime ka qenë 51%.

Dhe sipas rezultateve të misionit CRTA, vetëm katër lista kanë kaluar pragun. Në bazë të numërimit 81 vendvotimeve më së shumti vota ka fituar lista Aleksandër Vucic- "Zato sto volimo Beograd" 44,9%. Në vend të dytë është lista e Dragan Djilas 19%, Aleksander Sapic 8,8%, koalicioni SPS dhe Jedinstvena Srbija me 6 %.

Dalja në votime ka qenë 50,8%.

Kryetari i i komisionit të qytetit të Beogradit Zoran Lukic ka deklaruar që në bazë të përpunimit të 18,6% të vendvotimeve, respektivisht 12,97% e trupit votues lista SNS ka fituar 46,26% të votave.

Lukic, në një konferencë për gazetarë, tha që në bazë të 214 vendvotimeve lista SPS dhe Jedinstvena Srbija ka fituar 6,35% të votave, ndërsa grupi i qytetarëve Aleksandër Sapic ka fituar mbështetje 8,25% të votave. Lista që ka kandiduar Dragan Djilas ka fituar mbështetje 18,9% dhe iniciativa Ne Davimo Beograd 1,27%, tha Lukic dhe tha që dita e zgjedhjeve është zhvilluar në mënyrën më të qetë.