Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:
I kthyer nga Zvicra para do vitesh, z.Mejdi Ibrahimi ka sot qindra dele në Depcën e Karadakut të Preshevës.
Në këtë fshat të peisazheve të bukura, ku kufiri Kosovë-Serbi ndanë varrezat nga vendbanimet, ai kultivon bagëtinë e imët me shumë pasion dhe përkushtim
Ju zotova se qeverisja jonë do t’i rris subvencionet për blegtorinë dhe se do të ndihmojë në sigurimin e tregjeve për t’i shitur prodhimet e tyre.
Si një nga segmentet prioritare e themeltare të programit tonë qeverisës, blegtoria është sektor i rëndësishëm për rritjen e punësimit dhe zhvillimit në komunën tonë.
#Blegtori #Prodhimtari #Ekonomi #PreshevaEre