Gjykata i cakton një muaj paraburgim të dyshuarit që goditi me shufër metalike dy persona në Gjilan

Gjykata i cakton një muaj paraburgim të dyshuarit që goditi me shufër metalike dy persona në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit T.L.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më datë 03.07.2021, i pandehuri pas një mosmarrëveshje me D.Rr, me dashje i ka shkaktuar lëndim trupor të dëmtuarve I.Rr. dhe R.Rr., duke i goditur me një shufër metalike në fytyrë dhe në pjesët e tjera të trupit, ku nga lëndimet e marra të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit, transmeton lajmi.net.

Me këto veprime, i pandehuri T.L., dyshohet se ka kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale.