Postimi i plotë i znj.Ardita Sinani:
Preshevë-Lezhë-Veles-Shtimje: Komuna jonë, së shpejti pjesë e një bashkëpunimi të ri ndërkomunal tejkufitar për zhvillim!
Sot, mbështeta propozimin e kryetarit të Komunës së Shtimjes, z.Naim Ismajli, për zyrtarizimin e ardhshëm të bashkëpunimit midis komunave të Lezhës së Shqipërisë, Velesit të Maqedonisë Veriut, Shtimjes së Kosovës dhe Preshevës.
Bashkëpunimi ndërkomunal tejkufitar përmes mekanizmave të përbashkëta institucionale është vlerë e shtuar në rritjen e kapaciteteve për zhvillim të gjithëmbarshëm, nëpërmjet projekteve në fonde e grante rajonale dhe ndërkombëtare.
Falenderova kryetarin Ismajli për përkushtimin e tij për të bashkëpunuar dhe bashkëvepruar me komunën tonë.
#BashkëpunimTejKufitar #Zhvillim #Ekonomi