Dy të vdekur dhe 8 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy të vdekur dhe 8 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë janë shënuar 8 raste të reja me virusin COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar dy raste të vdekjes, ndërsa janë shëruar shtatë qytetarë.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 243 mijë e 428 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më tani, 60 mijë e 759 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës kundër virusit.