• E mërkurë / Feb-12 21:56
  • Kontakt

Policia serbe në aksion, arreston 4 kosovarë

Katër shqiptarë të Kosovës janë arrestuar në Serbi, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në territorin e komunës së Kurshumlisë.

Policia serbe ka njoftuar se të arrestuarit janë  M.P. (28), A.H. (31), L.H. (56) e G.B. (28), të gjithë nga komuna e Podujevë. Atyre i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditë

Ata dyshohen se kanë hyrë në një firmë private dhe e kanë vjedhur kasafortën me një sasi parash.

Sipas policisë së Prokupljes, dyshohet se ata për një kohë të gjatë ‘vepronin’ në Serbinë qendrore, ku kanë kryer krime të ngjashme.