Komuna e Preshevës organizon përcjelljen e finales Itali-Angli në sheshin e Preshevës në ekran gjigand

Komuna e Preshevës organizon përcjelljen e finales Itali-Angli në sheshin e Preshevës në ekran gjigand

Njoftimi përmes facebook i bërë nga kryetarja e komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Gjithçka gati të dielën për Finalen e Madhe:Itali-Angli.

Ekrani gjigand n'qendër të qytetit, me pamjen e tapetit të blertë dhe hapësirën publike me azzurët dhe luanët, do t’na shfaqin Kampionin e ri Evropian. 

Ejani n’shesh në ora 21:00, t’shijojmë bashkë adrenalinën, stresin dhe festën 

Për Preshevën e sportit. Për Preshevën e komunitetit. Se bashkë edhe futbolli është më i bukur 

T’fitojnë më të mirët, edhe pse unë jam me Italinë