Mbrëmjen e kaluar nën organizimin e komunës së Preshevës është organizuar shikimi i ndeshjes finale të kampionatit europian mes Italisë dhe Anglisë në sheshin e qytetit të Preshevës, ku një numër i madh i qytetarëve kishin dalur për ta parë finalen e madhe Itali-Angli.
Pas përfundimit të ndeshjes organizatorët e këtij eventi, një grup i të rinjve së bashku me shefin e kabinetit të kryetarës Sinani kanë pastruar sheshin e qytetit, ku sot gjithçka është kthyer në normalitet duke mos i lënë barrë NP.Moravica në këto dita ku kanë filluar të vijnë edhe mërgimtarët, ku NP.Moravica po merret intezivisht me pastrimin e qytetit të Preshevës, që mëgimtarët ta gjejnë sa më pastër vendlindjen e tyre.