Shteti islamik ISIS, ka kërcënuar se do të sulmojë se shpejti Italinë e ministrin e Jashtëm Lugi Di Maio.
Në revistën javore zyrtare të shtetit islamik “Al-Naba” është analizuar fjalimi i kreut të diplomacisë italiane Di Maio, mbajtur gjatë samitit anti ISIS, organizuar mes Italisë e SHBA, gjatë vizitës së fundit të zhvilluar në Itali nga sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken.
Në tekst përmendet shpesh se “shtetit islamik do të marrë Romën” e se nga “shërbimet e inteligjencës italiane nuk ka sinjalizime shqetwsuese për sigurinë.”
Shqetësimi i Italisë për praninë e ISIS në Afrikë e takimi Blinken-Di Maio në Romë, është analizuar në editorialin e medies zyrtare të ISIS.
“Nuk duhet luftuar shteti islamik vetëm në Siri e Irak, por dhe në rajone të tjera”, tha në samitin e Romës ministri i jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili e quajti shqetwsuese shtrirjen e ISIS dhe në Afrikë që padyshim vë në rrezik dhe Europën.
Sipas medies së shtetit islamik, arsyetimi i kreut të diplomacisë italiane është mëse i justifikueshëm.