Shkencëtarët belg të dielën raportuan se një grua e moshuar kishte vdekur nga COVID-19 pasi ishte infektuar me variantet Alpha dhe Beta në të njëjtën kohë.
“Kjo është një nga rastet e para kur një dikush vdes pasi u infektua me dy variantet e COVID-19”, tha biologia Anne Vankeerberghen.
Gruaja 90-vjeçare vdiq në mars pasi u shtrua në një spital në qytetin belg të Aalst, ajo nuk ishte vaksinuar kundër COVID-19 dhe doli pozitive kur u testua.
Sidoqoftë, ajo me shpejtësi pati simptoma të përkeqësimit të frymëmarrjes dhe vdiq pesë ditë më vonë shtoi, Anne Vankeerberghen, shkruan Euronews.
Sipas saj është e vështirë të thuash nëse bashkë-infeksioni me dy variante luajti një rol në përkeqësimin e shpejtë të gjendjes së pacientes.