z.Gramoz Ruçi, priti z.Ragmi Mustafa, i cili i dorëzoi Çertifikatën e Mirënjohjes nga PDSH

z.Gramoz Ruçi, priti z.Ragmi Mustafa, i cili i dorëzoi Çertifikatën e Mirënjohjes nga PDSH

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti z. Ragmi Mustafa, Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare dhe Zëvëndëskryetar i Komunës së Preshevës.

Z. Mustafa e informoi Kryetarin e Kuvendit mbi situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës si edhe përpjekjet e partive politike shqiptare dhe të organeve të qeverisjes vendore për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre nga Serbia. Z. Mustafa kërkoi gjithashtu rritjen e mbështetjes së Shqipërisë dhe Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Z. Ragmi Mustafa i dorëzoi Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Çertifikatën e Mirënjohjes së Partisë Demokratike Shqiptare për kontributin e tij në mbështetje të të drejtave dhe të ardhmes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës. 

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, falenderozi z. Ragmi Mustafa dhe Partinë Demokratike Shqiptare për nderimin që i bënë dhe vuri në dukje se “Kuvendi i Shqipërisë ka qenë dhe do të jetë na mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Është e rëndësishme që forcat politike dhe organet e qeverisjes vendore në Luginë, pavarësisht dallimeve politike apo për çështje të tjera,  të jenë në koherencë të plotë dhe unitet midis tyre për çështjen kombëtare dhe të drejtat e popullsisë shqiptare në Luginë. Të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe institucionet e Shqipërisë dhe të Kosovës si edhe diplomacia e të dy vendeve.”