Regjistrohen 888 raste me COVID-19 dhe 13 humbje jete në Itali

Regjistrohen 888 raste me COVID-19 dhe 13 humbje jete në Itali

Italia ka regjistruar 888 raste me koronavirus në 24 orët e fundit nga 440,872 teste të kryera.

Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur gjithashtu se në 24 orët e fundit, si pasojë e sëmundjes e humbën jetën edhe 13 qytetarë.

Rajoni ku janë konfirmuar më shumë të infektuar për sot është Lazio me 172 të infektuar, e ndjekur nga Sicilia (+150), Emilia Romagna (+118), Veneto (+76) dhe Campania (+69).

Numri total i të infektuarve u rrit në 4,3 milionë kurse ai i viktimave në 127,788.

Të shëruarit për sot janë 1,529, ndërsa totali ka shkuar në 4,1 milionë që nga fillimi i pandemisë.

Shkalla e pozitivitetit në vend është 1.2%.