Me ftesë të kryetarit të Komunës së Bujanocit z. Nagip Arifi, nxënësve të dalluar të shkollave të mesme iu ndanë: mirënjohje, nga një libër dhe të holla në vlerë prej 10.000,00 din.
Në prezencë të dy drejtorëve të shkollave të mesme, kryetari i komunës shpërbleu shtatë nxënës të shkollës sonë dhe një nxënës të shkollës profesionale “Shën Sava”.
Nxënësit e shpërblyer nga shkolla e mesme “Sezai Surroi” janë:
1. Lirike Asani,
2. Fitore Saqipi,
3. Argjend Azizi,
4. Emire Shabani,
5. Leale Sulejmani,
6. Muhamed Selimi dhe
7. Ermira Ebibi.
Maturantët e shpërblyer falamenderuan kryetarin për respektin e treguar ndaj tyre dhe u zotuan se do të angazhohen për arritjen e rezultateve të dëshiruara edhe në të ardhmen.
Kryetari Arifi si dhe drejtorët e dy shkollave të mesme, Zejni Fejzullahu dhe Biserka Joviq, gjithashtu uruan maturantët që të regjistrohen nëpër fakultete aty ku dëshirojnë dhe sa më parë t’i përfundojnë studimet me rezultate sa më të mira.
Nga shërbimi i shkollës,