Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:
Falenderoj kryetarin e Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi, për mikëpritjen e ngrohtë dhe për gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit midis komunave tona, të cilat shquhen tradicionalisht për lidhje të afërta kombëtare, familjare, kulturore dhe miqësore
Në praninë e drejtorit të NP ‘Moravica’, z.Gazmend Aliu, sot në Likovë, bashkëbiseduam për implementimin e projektit të përbashkët, në vlerë prej 120.000 Euro, të mbështetur nga IPA fondet e Bashkimit Europian
Nga ky projekt, secila komunë do të përfitojë nga 850 kontejnerë dhe nga një kamion
U pajtuam po ashtu që si dy komuna, ta fillojmë aplikimin e përbashkët me Komunën e Gjilanit, për një projekt të ri ambicioz ndërkomunal në trekëndëshin tonë ndërkufitar, në funksion të zhvillimit të ekonomisë, ruajtjes së mjedisit dhe promovimit të turizmit.
#BashkëpunimiRajonal #Ekonomia #Mjedisi