Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani sot ka nënshkruar vendimin me të cilin bizneseve nga komuna e Preshevës ju paguhen mjete në vlerë prej 20.576 dinarëve.
Postimi i plotë i znj.Sinani:
Përkrahje financioare për mbi 700 biznese të vogla dhe të mesme
Sot, qeverisja jonë ka realizuar pagesën e ndihmës financiare për 729 ndërmarrje të vogla dhe të mesme të komunës së Preshevës.
Nga ky vendim, secili biznes përfiton një shumë në vlerë prej 20.576 dinarë, nga ana e buxhetit publik.
Sado që ndihmë e vogël, ajo mund të jetë domethënëse, duke qenë se ekonomia jonë e vogël dhe e mesme është prekur më së shumti nga pandemia
Përkrahja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) ishte një nga zotimet e mia parazgjedhore në politika ekonomike. Ajo nuk do të mungojë edhe në të ardhmen Me stimuj tatimore, politika fiskale, programe të ndryshme subvencionimesh etj.