• E mërkurë / Feb-12 22:01
  • Kontakt

Policia kufitare e FSK-ja trajnohen me ushtarakët amerikanë

Policia Kufitar e Kosovës bashkë me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar me ushtarake amerikanë të Ambasadës së Kosovës.

Trajnimi ka pasur të bëjë me emergjenca dhe reagime të shpejta, njoftohet nga Ambasada Amerikane.

“Njësia për Mbështetje Ushtarake Civile në Ambasadën e SHBA-së ka ndihmuar në ushtrimet dhe trajnimet e përbashkëta për reagime në emergjenca ndërmjet Policisë Kufitare të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

“Ngjarja dy ditore e trajnimit përbëhej nga operacione me motor në malet pranë Brodit”.