Ahmeti dhe së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Bujar Gashi, gjatë ditës së sotme inspektuan ndërtimet e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Veternik.
Ai tha se me këtë do të kompletohet rrjeti i QKMF-së në Prishtinë.
“Jemi këtu ku po vazhdon ndërtimi i QMF-së, që e quajmë zonë e perëndimit. Me këtë e kompletojmë rrjetin e QKMF-së në Prishtinë. Dhe tash do të mbulojmë edhe këtë pjesë dhe ka qenë kërkesë e qytetarëve. Kjo QMF pritet të përfundojë deri në fund të vitit dhe do të ofrojë edhe laboratorin dhe biokiminë”, u shpreh Ahmneti.