Deputetja Bytyqi: Presidentja të reagojë për dhunën e sotme ndaj grave

Deputetja Bytyqi: Presidentja të reagojë për dhunën e sotme ndaj grave

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka reaguar pas ushtrimit të dhunës nga policia ndaj grave dhe të moshuarve në protestën e organizuar nga Partia Socialdemokrate.

Sipas saj, Qeveria aktuale ka qenë me vite kundërshtuese e fyese ndaj Policisë dhe shtetit në protesta të tilla.

Bytyqi thekson që Grupi i Grave Deputete, Presidentja dhe të gjitha shoqatat e grave duhet të reagojnë ndaj një gjesti të tillë ndaj një gruaje.

Postimi i plotë:

“Reagim!

Dhuna e ushtruar sot ndaj grave dhe të moshuarit, nga Policia e Kosovës duhet dënuar nga Institucionet.

Qeveria aktuale ka qenë me vite kundërshtuese e fyese ndaj Policisë dhe shtetit në protesta të tilla.

Sot ata shikuan nga dritaret, portalet apo nga vija bregëdetare si ndonjë pjesë filmi.

Grupi i Grave Deputete, Presidentja dhe të gjitha shoqatat e grave duhet të reagojnë ndaj një gjesti të tillë ndaj një gruaje.

Shteti duhet të reagoj në situata të tilla dhe duhet dënuar një vepër e tillë, ushtruar ndaj protestueseve dhe të na dëshmoj që jemi të lirë dhe jo në një shtet të uzurpuar”.