Mehaj priti në takim ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë

Mehaj priti në takim ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë

Në kuadër të vizitave të përfaqësueseve të korit diplomatik të akredituar në vendin tonë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti sot ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.

Në njoftimin e zyrës për medie të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se misnitri Mehaj shprehu solidaritetin e tij me Luksemburgun pas përmbytjeve të fundit si dhe gatishmërinë për mbështetje me kapacitetet e saj.

“Ai, gjithashtu, shprehu mirënjohjen për përkrahjen e deritanishme të Luksemburgut në Kosovë, në projekte të fushave të ndryshme duke e njoftuar edhe me zhvillimet dhe të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe qëllimet dhe objektivat e tij për të ardhmen”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Nga ana e saj, ambasadorja Gomes, falënderoi ministrin Mehaj për gatishmërinë e treguar duke e  vlerësuar shumë lartë vullnetin e tij për mbështetje në këtë situatë të vështirë. Ajo, gjithashtu, shprehu gatishmërinë e Luksemburgut që të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën me synimin pēr përforcimin e partneritetit midis dy shteteve edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Në fund të dy u pajtuan për bashkëpunim bilateral në të ardhmen në fushat e interesit të përbashkët në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit të përgjithshëm.