“Shokët e deridjeshëm të Albinit arrestohen me urdhër të Xhelal ministrit”

“Shokët e deridjeshëm të Albinit arrestohen me urdhër të Xhelal ministrit”

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas arrestimeve të zyrtarëve të PSD-së në aksionin e sotëm.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi shkruan se kryeministri Albin Kurti po i arreston shokët e deridjeshëm për medimet e tyre politike.

Postimi i plotë:

“Keq shume keq!!!!

Shoket e deridjeshem te Albinit arrestohen ne kete forme me urdher te Xhelal ministrit. Arrestohen per mendimet dhe aksionet e tyre politike!!!!”.

Ndryshe, pas një aksioni që PSD ka zhvilluar sot një aksion tek objekti i ish-Rilindjes, mbetën të arrestuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, anëtarët, Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi dhe Nol Nushi.

Deri tek arrestimi i zyrtarëve të PSD-së, erdhi pasi ata shkruajtën “zhvatës”, në makinat zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, por pas intervistimit nga policia, ata u liruan.