Kryetari i PDSH-së z.Ragmi Mustafa u'a uron festën e Kurban Bajramit

Kryetari i PDSH-së z.Ragmi Mustafa u'a uron festën e Kurban Bajramit

Të dashur qytetarë të besimit islam në komunën Preshevë, Luginë dhe kudo ku jeni. Ju përcjell urimet më të mira me rastin e festës së Kurban Bajramit. Këto ditë feste, mos t’Ju mjaftojnë por shfrytëzoni çdo ditë të jetës Tuaj për paqe, dashuri mes besimtarëve e kombit, tolerancë, falje, solidarizim e parasegjithash moslinçim, mos shpifje e mosrëndim ndaj të tjerëve e të sojit të njejtë. Duani njëri tjetrin, respektone, ndihmone, udhëzone e çka jo tjetër gjithmonë në rrugë të mbarë drejt kombit e besimit islam. Kujtoni më të dashurit Tuaj që tanimë nuk ndodhen në mesin e të gjallëve, kujtoni prindërit, vëllezërit, motrat, miqt, e posaçërisht dëshmorët e kombit. Falënderoni brezat pararendës dhe zotin që sot jemi pjesë e kësaj bote të mirat e së cilës po i shijojmë.

Gëzuar festa e Kurban Bajramit! 

RM