Ai tregon një rrëfim kur ishin bashkë në një odë të familjes heroike. Liria i ka rrënjët në gjak “kështu na thoshte bac Shabani, dhe se si duhet e vdiset për atdhe”, shpjegon Hasani.
Postimi i plotë:
Një kujtim pa foto,
Adem Jasharit
Nuk kem foto bashkë bac, po une të kam të gjallë në mendje, në kujtimet e mia edhe njëzetenjë vjet pas, si sot kur ishim bashkë në odë e në aksione.
Unë isha aty, me bacë Shabanin te oxhaku, me ty, Adem e Hamzën përball, Sahitin e tjere në sofër ndanim bukën bashkë, ku ideali për liri na bashkoi e lufta na mban ende gjallë në këtë copë lirie,
në gjysmë trollin tonë.
Eh, liria i ka rrënjët në gjak, kështu na thoshte bac Shabani, dhe se si duhet e vdiset për atdhe !
Përvjetorët na kujtojnë betejat, flijimet dhe rrugët për liri, që kaluam, në çdo cep të atdheut të larë me gjak !
Lavdi dëshmorëve !