Në përvjetorin e 10-të rënies në krye të detyrës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe te varri i Enver Zymberit.
Në vizitë te familja Zymberi në Dubovc të komunës së Vushtrrisë, kryeministri Kurti me babain e Enverit, Muharrem Zymberi, rikujtuan ngjarjet e korrikut 2011, dhe bisedat e fundit të Enverit me familjen.
Kryeministri tha se Enver Zymberi është shembulli më domethënës i policëve tanë, të cilët janë të gatshëm të japin gjithçka, edhe jetën, për sigurinë e Kosovës e të qytetarëve të saj.