Cila është e vërteta e armëve bërthamore të prezantuara nga Putini dhe pse s’kanë reaguar SHBA-të?

Gjatë fjalimit të tij të 1 marsit në Asamblenë Federale të Rusisë, Presidenti Vladimir Putin rrëmbeu titujt e mediave botërore...

Gjatë fjalimit të tij të 1 marsit në Asamblenë Federale të Rusisë, Presidenti Vladimir Putin rrëmbeu titujt e mediave botërore duke pretenduar se armët e reja në arsenalin strategjik bërthamor të vendit do të bënin që mbrojtja raketore e SHBA-ve të ishte e padobishme.

Sigurisht, si çdo herë, ekzistojnë gjëra të cilat duhet të analizohen në deklaratat e liderëve të shteteve më të mëdha botërore, por çfarë ka “ikur” nga fjalimi i Putinit?!

1. Armët të cilave iu referohet Putini variojnë që ato janë krijuar nga çudia:

Putin përmendi sistemet strategjike bërthamore në faza të ndryshme të zhvillimit. Më i njohuri nga këto është RS-28 “Sarmat”, një raketë e re balikolinë, e rëndë, ndër-kontinentale (ICBM) e cila do të pajiset me teknologji të përparuar për të siguruar depërtimin në çdo mbrojtje raketore.

Kjo teknologji mund të përfshijë automjete lëvizëse hipersonike si “Avangard”, të cilin e përmendi Putini, si sistemi i parë raketor i Rusisë me automjet të këtij lloji. Ai gjithashtu foli për një automjet me ujë me bërthamë me rreze të gjatë të mund të pajiset me një sistem bërthamor, i njohur si “Status-6”. Të dy sistemet janë të dizajnuara për të shmangur çdo masë mbrojtëse të SHBA-së – Avangard duke paraqitur një trajtë raketore të paparashikueshme të fluturimit ndërkohë që Status-6 është një mënyrë krejtësisht e re e bazuar në det për të ofruar një armë bërthamore, transmeton lajmi.net

Megjithatë, prezantimi i Putinit për një raketë të tillë, ishte i çuditshëm. Ekspertët menjëherë kanë vënë në dukje faktin se SHBA-të zbuluan teknologji të ngjashme gjatë Luftës së Ftohtë por e hodhën konceptin si jopraktik. Analistët amerikanë parashikuan se raketa do të lëshonte mbetje radioaktive në fluturim, duke e bërë atë një rrezik potencial për njerëzit. Megjithatë, Putin pretendoi se armët e krijuara nga Rusia së fundmi, do të mposhtnin çdo sistem mbrojtës anti-raketor të SHBA-ve.

2. Rusia tashmë mund të mbizotërojë mbrojtjen ndaj raketave të SHBA-ve:

Vërejtjet e Putinit sigurisht u bënë tituj në mediat botërore, por aftësia e Rusisë për të mposhtur mbrojtjen e SHBA-ve nuk është asgjë e re. Në fakt, e vërteta qëndron tek politika e Shteteve të Bashkuara të mos vendosë një sistem mbrojtës që mund të neutralizojë një reagim të Rusisë për të testuar raketat me një sulm bërthamor në SHBA.

Ja pse: Perspektiva e një aftësie të tillë nga ana e SHBA-ve do të ishte destabilizuese, duke shkaktuar një garë armësh ndërmjet mbrojtjeve të SHBA-ve dhe përpjekjeve të Rusisë për të rivendosur aftësinë e saj për armët që thyejnë mbrojtjen e SHBA-ve. Ndërsa, shqyrtimi i ri i Departamentit të Mbrojtjes së Raketave Balistike të Administratës së Trump nuk ka ardhur ende, shtojca e 2018 nga SHBA-të tregon se çdo përmirësim në aftësinë mbrojtëse të SHBA-ve do të vendoset në atë mënyrë që të përjashtojë një garë armësh me Kinën apo Rusinë.

Politika e SHBA-ve gjithashtu ka të bëjë me ndalimin e përdorimit të armëve bërthamore dhe SHBA-të duke qëndruar në pozitën që janë do t’i kontribojnë paqes ndër-shtetërore.

3. Putini është motivuar nga politika e brendshme: 

Ndërsa pjesa bërthamore mori shumë vëmendje tek fjalimi i Putinit, ai kishte edhe një listë tjetër të arritjeve dhe premtimeve për një të ardhme më të ndritur. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të Rusisë do të zhvillohet me 18 mars dhe Putini po synon një mandat të katërt, i cili do të zgjasë sundimin e tij deri më 2024.

Siç e kanë vënë në dukje analistët, ky fjalim ishte mundësia e tij për ta bërë vendin tek populli rus. Me mediat shtetërore krejtësisht në anën e tij dhe një figurë e madhe opozitare, e penguar për të kandiduar, Putini nuk ka bërë fushatë në kuptimin konvencional dhe nuk ka marrë pjesë në debatin e fundit televiziv midis kandidatëve të tjerë.

Puna e fundit e tij ka konfirmuar rëndësinë e audiencës për shumë lloje të udhëheqësve autoritarë. Në rastin e Rusisë bashkëkohore, hulumtimi ka treguar se popullariteti i Putinit në Rusi është i madh dhe real. Megjithatë, elita politike e Rusisë ka shqetësime në lidhje me forcën e vërtetë të mbështetjes së presidentit të tanishëm, Vladimir Putin.

Megjithatë, askush nuk dyshon se Putini do të fitojë, zyrtarët rusë raportohen të shqetësuar për pjesëmarrjen e ulët nga një publik apatik. Premtimet e Putinit për transport të përmirësuar dhe kujdes më të mirë shëndetësor ka të ngjarët ë merrën me një majë kripë, duke pasur parasysh rritjen e ngadaltë ekonomike të Rusisë, transmeton lajmi.net

4. Sfidë e re për përpjekjet e kontrollit të armëve:

Njoftimet bërthamore të Putinit ishin ndërthurur me ankesat lidhur me historinë e kontrollit të armëve të SHBA-së, në veçanti tërheqjen e vitit 2001 nga Traktati anti-balistik (ABM), i cili ndaloi sistemet kombëtare të mbrojtjes nga raketat.

Sipas Putinit, mbrojtjet raketore të SHBA-ve të vendosura pas tërheqjes së Uashingtonit nga ky traktar, komplikojnë marrëveshjet ekzistuese për zvogëlimin e armëve. Përfundimisht, ai pretendon se arsenali rus do të bëhej i vogël për SHBA-të, duke rezultuar në “zhvlerësimin e plotë të potencialit bërthamor të Rusisë”.

Putini në deklaratat e 1 marsit kur edhe prezantoi armët kishte një mesazh të qartë për SHBA-të që edhe më tutje vazhdojnë të ruajnë qetësinë dhe nuk kanë dhënë asnjë reagim e kjo siç shihet, si rezultat i politikës së brendshme të SHBA-ve.

Shteti amerikan, siç duket nuk do të hedhë më tepër benzinë në zjarrin e dhezur midis fuqive të mëdha, por do të heshtë përkrah deklaratave dhe kërcënimeve nga shteti rus. Deparamenti i Sigurisë së Shtetit të SHBA-ve nuk ka dalur ende me ndonjë deklaratë në lidhje me prezantimin e armëve bërthamore nga presidenti rus, Vladimir Putin – kjo pasi nuk dëshiron të nxisë atë për një sulm të mundshëm në SHBA.

Përndryshe, SHBA-të, përkundër fuqive të mëdha botërore, gjithmonë kanë qenë më të matura në deklaratat e tyre dhe lufta diplomatike e tyre historikisht edhe në konfliktet e mëhershme ka triumfuar kundër shteteve të tjera të fuqishme. SHBA-të mund të jenë në heshtje duke punuar për sistem të mbrojtjes të pathyeshëm nga asnjë shtet.