Dogana ka bërë të ditur se sot janë tejkaluar 700 milionë euro të hyra.
Kjo paraqet herën e parë që arrihet ky rekord në mbledhjen e të hyrave.
“Respektivisht, sot janë raportuar 701.2 milionë euro e që në krahasim me vitin e kaluar paraqesin rritje me rreth 30% mëshumë pasi vitin e kaluar kishim 543.5 milionë”, thuhet në komunikatën për media nga Dogana e Kosovës.