Fatmirësisht ka akoma njerëz human që dëshirojnë të ndihmojnë dikë që ka nevojë, këtë po e bën Shoqatën "Lotët e Gëzimit" që do ta bëjnë të lumtur familjen e Arton Fetahi nga fshati Tërrnoc me shtëpi të re.
Artoni që nga mosha 4 vjeçare vuan nga një sëmundje e rënd, edhe pse pati disa operacione po nuk pati sukses.Por dëshira e vetme Artonit është që ta ketë një shtëpi të rrafshët me ballkon që do tja lehtëson jetesën atij, dhe kur tju plotësohet ëndrra edhe ai një ditë dëshiron ti ndihmoj dikë që ka nevojë.
Familja Fetahi me 5 antarë të familjes jeton me një dhom te vetëm, me të ndëgjuar për këtë familje shoqata "Lotët e Gëzimit'' kanë shkuar për ta vizituar nga afër se me cfar problem ballafaoqhet kjo familje, përveç kushteve financiare ata po përballen me sëmundje të rënd andaj është marrur iniciativën për ndërtimin e një shtëpie për këtë familje e cila do të ndërtohet nga themelet e deri në çelësa në dorë,raporton Rtv Aldi.
Stafi i shoqatës "Lotët e Gëzimit" , është falenderues nga kryetarit të bashkësisë lokale në Tërrnoc z. Mustaf Alishani përkrahjen e pa rezerv si dhe të gjithë ata që po kontribojnë për ndërtimin e kësaj shtëpie.
Shoqata "Lotët e Gëzimit" mbetet e përkushtuar për të ndihmuar shumë familje në nevojë dhe është e hapur për bashkëpunim me të gjithë bisneset apo organizatat ndryshme që shprehin interesim për ti ndihmuar familjeve në Luginë të Preshevës.