Kryetarja Sinani i shkruan letër ambasadave pasi MPB nuk po zgjidh problemin me pritjet në Stacionin Policorë në Preshevë

Kryetarja Sinani i shkruan letër ambasadave pasi MPB nuk po zgjidh problemin me pritjet në Stacionin Policorë në Preshevë

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani menjëherë pas emërimit në postin e kryetares i është qasur zgjidhjes së problemit me pritjet e qytetarëve para Stacionit Policor në Preshevë për rregullimin e dokumentëve të udhëtimit.

Kryetarja Sinani pas takimeve të shumta me zyrtar të policisë por edhe me OSBE-në të cilëve i ofroi rregullimin e gjith infrastrukturës nga ana e Komunës së Preshevës vetëm që qytetarët mos të maltretohen me pritje të gjata, fatëkeqsisht deri në këto momente nga Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk ka kurrfar përgjigje dhe trajtimi katastrofal i qytetarëve të komunes së Preshevës ende po vazhdon.

Për këtë rast sot është deklaruar edhe kryetarja Ardita Sinani:

“Dënoj trajtimin diskriminues të qytetarëve tanë para Stacionit Policor në Preshevë, në pritje për shërbime administrative dhe për pajisjen e tyre me dokumente personale.
Ndonëse Komuna (pushteti lokal) nuk ka kompetenca mbi administrimin e Stacionit Policor në Preshevë, që në Serbi është në kompetenca ekskluzive të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP), që nga ditët e para të marrjes së detyrës si kryetare e Komunës së Preshevës, në maj të këtij viti, kam bërë përpjekje të vazhdueshme të ofrojë kontributin e vetëqeverisjes lokale për t’i rritur kapacitetet e administratës së Stacionit Policor në Preshevë, në funksion të përshpejtimit të pajisjes së dokumenteve personale dhe të lehtësimit të shërbimeve të tyre administrive, aq më tepër se ky organizim i punës të administratës së Stacionit Policor në Preshevë është ngarkesë edhe për vetë punonjësit e saj.
Duke shprehur gatishmërinë tonë për ndihmë logjistike dhe infrastrukturore për administratën e Stacionit Policor në Preshevë, kam kontaktuar përfaqësuesit e Stacionit Policor në Preshevë dhe të Drejtorisë së Qendrës Rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Vranjë. Kam kontaktuar edhe përfaqësuesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), të cilët i falenderoj për përpjekjen e tyre ndihmëse.
Fatkeqësisht, nuk kemi hasur deri më sot në mirëkuptim, nga ana e organeve përgjegjëse të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Lidhur me këtë organizim të shërbimeve administrive të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Stacionin policor në Preshevë, në shpërputhje të plotë me standardet e Bashkimit Evropian, ku synon të anëtarësohet Republika e Serbisë; të hënën, ju kam drejtuar me një letër të përbashkët, të bashkëngjitur më poshtë, Shefit të Delegacionit së Bashkimit Evropian në Serbi dhe Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi, që ta përdorin autoritetin e përfaqësive të tyre, për të kontribuar në zgjidhjen e këtij problemi shumëvjeçar, sipas standardeve ndërkombëtare dhe evropiane.” thuhet në deklaratën e zonjës Sinani

Më poshtë po i publikojmë letrat që zonja Sinani i ka dërgyar ambasadave në Beograd