Llapjani që e bëri të ri Mercedesin e vitit 1982 (Video)

Fatlir Kamerolli është një sportist me profesion, mirëpo ai ka bërë mrekulli me një makinë të tipit Mercedes...

Fatlir Kamerolli është një sportist me profesion, mirëpo ai ka bërë mrekulli me një makinë të tipit Mercedes, duke e shndërruar plotësisht në një të ri.

Makina siç shihet në video nuk kryen asnjë funksion, mirëpo për Kamerollin kjo është diçka që mund të ndryshohet.

Ai thotë për lajmi.net se i janë dashur afër pesë muaj kohë derisa e ka rregulluar makinën, pavarësisht se nuk ka punuar intenzivisht.

Makina Mercedes i takon vitit 1982, mirëpo me pamjen e re duket sikur sapo ka dalë në treg.