Komuna e Preshevës organizon panair për të promovuar kompanitë vendore me moton ''Ktu zemrën, Ktu blej''

Komuna e Preshevës organizon panair për të promovuar kompanitë vendore me moton ''Ktu zemrën, Ktu blej''

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Sonte, cilësia dhe shija e produkteve tona vendore ishin të bashkuara në një hapësirë të vetme publike.

Kompanitë lokale të pranishme në panair vërtetuan se jemi të konkurrueshëm në treg edhe përtej rajonit I falenderoj nga zemra për pjesëmarrjen e tyre. 

Krenare që komuna jonë fillon më në fund traditën e organizimit të panairit për produkte vendore. Në të ardhmen, ky panair do të zhvillohet dhe zgjerohet më shumë, gjithnjë sipas formulës: "Ktu zemrën, Ktu blej" 

Përgëzime Zyrës për Zhvillim Ekonomik dhe aktivistëve për organizimin e këtij aktiviteti.  

Konsumoni produktet vendore. Ndihmoni ekonominë lokale 

#PreshevaSummer2021 #Ekonomia