Bashkim Jasharin, nga gjeneral major është graduar në gjeneral brigade. Të njëjtën gradë ka marrë edhe Zymer Halimi. Gjeneral brigade Enver Cikaqi është emëruar komandant i Forcave Tokësore dhe zëvendëskomandant i FSK-së.
Ryfete Spahiu, që ka marrë detyrën e drejtimit të Komandës dhe Doktrinës, Naim Haziri ëtshë emëruar shef i Brigadës të Mbështetjes Operacionale, Xhevahir Geci ka marrë detyrën e zëvendëskomandantit të Forave Tokësore, Fadil Hadërgjonaj është bërë pjesë e kabinetit të ministrit të FSK-së, si edhe Skënder Zhitia.
Sipas Thaçit, ky gradim do të shërbejë në transformimin e FSK-së në ushtri.
“Këto gradime nuk janë të rastësishme sepse edhe vetë Forca e sigurisë së Kosovës është rritur dhe është zhvilluar gjatë këtyre viteve. është bërë një forcë moderne shumë etnike me standarde të NATO”, raporton Ekonomia Online.
“Si forcë e sigurisë është e gatshme të marr përgjegjësi shtesë e gatshme të marrë përgjegjësi të reja, këta të graduar sot me angazhimin e tyre e kanë sjell FSK-në në prag të transformimit në Forca të armatosura”.
“Bashkë me të sapo graduarit me transformimin e FSK do të punojmë që ushtrinë tonë ta integrojmë edhe në NATO, dhe do të kontribuojmë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”.