Digjen varrezat në fshatin Corroticë Varrezat e fshatit Corroticë dy ditë më parë janë përfshirë nga zjarri

Digjen varrezat në fshatin Corroticë Varrezat e fshatit Corroticë dy ditë më parë janë përfshirë nga zjarri

Dëshmitarë afër vendit të ngjarjes janë munduar që të pengojnë përfshirjen e zjarrit në dëmtimin e trupave dekoruese(Katalpeve) që janë mbjellë përskaj stazës me kocka prej betoni.

Sipas banorëve të fshatit dyshohet se dikush qëllimisht i ka djegur varrezat. Ende nuk dihet shkaktari i ndezjes së zjarrit. Si pasojë e këtij zjarri një numër gurëve përkujtimor dhe mbishkrimet të familjarëve (lagjeve të fshatit) janë dëmtuar.

Banorët e këtyre lagjëve janë shprehur të shqetësuar për ngjarjen që ka ndodhur, ata dëshirojnë të dine se kush po ja bënë këtë me qëllim. Si pasojë e këttij zjarri po ashtu janë djegur mjetet e punës , dy makina për kositjen e barit dhe gjësende tjera.

Me këtë veprim te disa varresa janë bërë dëme serioze, e çka është më e rëndësishmja është prek ndjenja sentimentale tek të gjithë ata që i kanë të varrosur të afërmit e tyre në këtë varreza.  Shkruan : Avni Selimi