• E mërkurë / Feb-12 22:57
  • Kontakt

Pas 4 viteve mungesë, Organizata gjermane Help kthehet në Bujanoc

Organizata gjermane Help, me dy projektet e saja, kthehet përsëri në Bujanoc.

Fjala është për ndarjen e granteve për biznesin me vlerë deri në 2.000 euro dhe renovimi i shtëpive për familjet e rrezikuara ose ato të kthyera nga azili.

Organizata Help në komunën e Bujanocit kishte funksionuar deri në vitin 2014.

Për të gjithë informacionet e nevojshme, të interesuarit të drejtohen në Zyrën për zhvillim ekonomik lokal.