Burime zyrtare të policisë së Shtetit bëjnë të ditur se transporti i tyre është bërë i mundur nga Zyra Franceze për Migracionin dhe Integrimin.
Ndërkaq, policia bën të ditur se fluturime të tjera riatdhesimi vullnetare apo të detyruara do të bëhen në javët e ardhshme nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe vendet e destinacionit.
Vetëm në këto dy muaj janë kryer 156 operacione riatdhesimi, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe vendet e destinacionit, ku janë riatdhesuar 1 044 shtetas.